Kërko...

Currency: EUR

Sign In

Zhvillim Prone

Si zhvillues prone, ne mundohemi të gjejmë mundesitë perfekte për ti ridhënë jetë dhe shtuar vlerë në të njejten kohë, pronave të vjetra që janë prekur nga problematika e kalimit të viteve, pronave të braktisura, por dhe pronave qe nuk janë rinovuar për efekt të mungesës së kapitalit. Kjo arrihet me anë të projekteve tona të mirë studiuara duke rikonceptuar pronën nga fillimi: që nga shkaterrimi e rindertimi i mureve, rinovimi i dyshemeve, optimizimi i hapesires ekzistuese dhe dekori e design i detajuar.

Interior Design

Interior design është një nga shërbimet tona por vecanërisht pasioni ynë. Besojmë se një shtëpi krijohet dhe vjen ne jetë kur personalizohet dhe merr pjesë nga përditshmeria dhe mënyra e jetesës së klienit. Paralelisht me gjetjen e zgjedhjeve perfekte për shtepi, dyqane, zyra dhe restorante, ne krijojmë projekte interesante dhe emocionuese designi së bashku me dekor dhe mobilje të cilësise së lartë. Nese jeni duke planifikuar për një shtëpi banimi, restorant, hotel, lounge luksoz apo edhe bar trendy, ne I shtojmë vlerën dhe funksionalitetin që ju kerkoni. Bashkepunojmë me dizenjues dhe arkitekte për të krijuar projekte të cilat janë dukshëm të ndryshme.

Shërbimet

Ne japim zgjidhje në probleme potenciale të një dizajni të dobët ose ndërtimit jo funksional dhe për të krijuar një hapësirë të përshtatshëm dhe të bukur për çdo klient individualisht.

01

Vizita e parë

Kryhet një autopsi e hapësirës dhe matjet e plota. Diskutimet e para synojnë për të kuptuar nevojat e klientit dhe specifikat e veçanta të hapësirës.

02

Studimi paraprak

Krijohen projektet e para, ku paraqitet koncepti i arkitekturës. Më tej, pas hulumtimit të tregut, paraqiten materialet dhe stilet e ndryshme. Kombinimi i të dy këtyreve parametrave na tregon edhe një buxhet fillestar të projektit.

03

Studimi përfundimtar

Pas diskutimeve arrijmë në fazën përfundimtare të finalizimit të studimit dhe kufizohemi në materialet që do të përdoren.

04

Projektimi

Në këtë fazë realizohet planifikimi i projektit. Krijohen skica, të cilat do jenë “udhërrëfyes” për ekipet teknike. Projekte të tilla për instalimet elektrike, ndriçimin, mobiljet, mbulime etj.

05

Përcaktim kosto - fazat e ndërtimit

Duke krijuar edhe skicat përfundimtare, bëhet pastaj analiza përfundimtare mbi shpenzimet, përcaktohet akoma afati kohor për ekzekutimin e projektit.

06

Fotorealizmi

Dizajni i plotë fotorealistik, na tregon sjelljen e ngjyrave, kontrastin e ndriçimit, si dhe formën e mobiljeve në ambjent duke krijuar ide konkrete mbi projektin.

Projekte të realizuara

Kriteri ynë kryesor në projektet tona është studimi i hapësirës dhe përdorimi i materialeve të duhura, të ngjyrave dhe të mobiljeve që do të japin ajrin e rifreskimit në ambjentin tuaj.